Kompanitë shtetërore kineze të naftës pezullojnë blerjet e naftës ruse, pas sanksioneve të SHBA

Kompanitë shtetërore kineze të naftës kanë ndaluar përkohësisht blerjet e naftës ruse të transportuar me anije, pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA ndaj dy kompanive kryesore ruse, Rosneft dhe Lukoil. Kjo masë vjen në kohën kur edhe India, importuesi më i madh i naftës ruse, po planifikon të reduktojë ndjeshëm importet nga Rusia për shkak të sanksioneve amerikane lidhur me luftën në Ukrainë.
Kjo do të ulë kërkesën për naftë ruse nga dy nga klientët më të mëdhenj të Moskës dhe do të ushtrojë presion mbi të ardhurat e Rusisë nga eksportet e naftës. Si pasojë, importuesit kryesorë do të kërkojnë burime alternative të naftës dhe do të rriten çmimet globale.
Kina importon rreth 1.4 milion fuçi naftë ruse në ditë nga deti dhe rreth 900,000 fuçi nëpërmjet tubacioneve.
Për shkak të këtyre zhvillimeve, India dhe Kina po shikojnë të rrisin furnizimet nga rajone të tjera si Lindja e Mesme, Afrika dhe Amerika Latine.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




