Konferenca Ipeshkvnore për migracionin – Kisha Katolike angazhohet për sfidat e migrimit
Gjithmonë e më shumë Shqipëria po gjendet përball një realiteti kompleks, ku migrimi i vazhdueshëm dhe kthimi i shtetasve tanë nga vende të ndryshme të botës, kërkojnë një vëmendje të shtuar, politika specifike dhe reflektim nga e gjithë shoqëria.
Për këtë qëllim Kisha Katolike organizoi një konferencë e cila kishte për qëllim nxitjen e një platforme bashkëpunimi për veprime të qëndrueshme mbi fenomenin e migracionit.
Në përfundim të takimit u përgatit një qëndrim zyrtar i cili do ti adresohet më pas institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, komunitetit si dhe shoqërisë civile për angazhim të mëtejshëm në përballje me pasojat e migrimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




