Konflikt i ri në kombëtaren franceze, Mbappé dhe Cherki rebelohen pas Federata u përdori imazhin në një spot

Gosip | 5 muaj më parë

Në kombëtaren franceze ka shpërhyer një çështje e re. Pas problemit që kishin lojtarët me numrin e biletave që iu vendos në dispozicon nga ky organ tashmë një tjetër argument që ka ndezur debat është edhe përforimi i imazhit të futbollistëve.

Javën e kaluar pesë lojtarë të Francës ishin pjesë e një seance fotografishë, të cilat janë përdorur në reklamën e një kompanie bastesh siç është “Betclic”. Kjo e fundit në marrëveshje me Federatën ka përdorur imazhin e Cherki, Mbappé, Olise, Dembélé, dhe Doué.

Një fakt i tillë nuk është kaluar pa polemika nga ana e futbollistëve, të cilët kanë kontestuar faktin se imazhi i tyre është përdorur nga një kompani bastesh online dhe së dyti pa u konsultuar.

Sipas “l’Equipe” lojtarët që kanë ngritur më shumë zërin përballë asaj që ka ndodhur janë Mbappé dhe Cherki. Federata ka premtuar se do të gjejë një zgjidhje me lojtarët pasi të mbarojë Botërori 2026.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme