Konflikt me armë në rrugën ‘Berisha’, procedohet pronari, në kërkim 5 persona

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka raportuar një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, që kanë çuar në arrestime, shpallje në kërkim dhe procedime penale.
Në Laprakë u arrestua një 36-vjeçar, i cili dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë pa leje dhe ka dhënë kallëzim të rremë.
Ndërkohë, në disa komisariate të kryeqytetit u proceduan persona për dhunë ndaj familjarëve, konflikte fizike dhe përdorim të lëndëve narkotike.
Gjithashtu pesë persona janë shpallur në kërkim nga komisariati nr. 5 në kryeqytet ndërsa një tjetër është vënë në hetim pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me disa persona ku dhe është qëlluar me armë zjarri.
Konflikti raportohet të ketë ndodhur më 17 prill në rrugën ‘Berisha’ në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të Xh. D., i cili është vënë nën hetim.
Sakaq, policia po vijon me hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S, R. S, F. Gj, D. D dhe R. Gj, pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim, dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi dje, në Laprakë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në automjetin e tij, me një armë zjarri që e posedonte pa leje. Ky shtetas, gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ka dhënë kallëzim të rremë duke pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Q, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin N. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ekzekutuan vendimin për shtetasin A. Dh, 25 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burg;
-arrestuan shtetasin A. L., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-arrestuan shtetasin B. P., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset F. P dhe D. D, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën;
-shpallën në kërkim shtetasin M. Gj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S, R. S, F. Gj, D. D dhe R. Gj, pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim, dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. P dhe K. G, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. P;
-F. Z, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me kunatën e tij;
-M. B dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin G. D.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-M. L., 31 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin pa leje është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. L. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. L dhe pasagjeri i tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
-K. K., 45 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




