Konflikt me armë zjarri mes komshinjve në Tiranë, plagoset 31-vjeçari

Një konflikt mes komshinjve ka përfunduar në plagosje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në zonën e Alliasit, ku pas një sherri për motive të dobëta 38-vjeçari Korado Teodori ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin Sandrino Baci.
31-vjeçari është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




