Konflikt në Shkodër, plagoset 33-vjeçari në sheshin “Prek Cali”

Kronikë | 1 vit më parë

Një person është plagosur me thikë pasditen e së dielës në Shkodër, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasi me iniciale V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin P. G., 33 vjeç, si pasojë e një debati për motive të dobëta.

Menjëherë pas plagosjes, 33-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme