Konflikti në Lindjen e Mesme-Qiriazi: Izraeli, strategji për t’i shtyrë sa më shumë negociatat

Aktualitet | 8 muaj më parë

Eksperti i sigurisë, Redion Qiriazi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Izraeli ka një strategji për t’i shtyrë sa më shumë negociatat.

Duke folur mbi konfliktin e fundit dhe luftën 12 ditore, Qiriazi tha se sulmet që Izraeli ka kryer kundrejt Iranit kanë qenë një ditë para takimit për negociatat.

“Ka një strategji nga ana e Izraelit për t’i shtyrë sa më shumë negociatat dhe i kemi në disa raunde që në prill të 2024-s me bombardimin e konsullatës së ambasadës së tyre në Damask, më pas në tetor të 2024-s me degradimin e aftësive të mbrojtjes kundërajrore të Iranit, kalojmë në luftën 12 ditore që ishte një ditë para se të fillonin negociatat, ndodhi një sulm unilateral i Izraelit, pra, nisjen e luftës 12 ditore”, u shpreh Qiriazi.

Ai vuri në dukje se vrasja e liderëve të Iranit, njëri pas tjetrit ka krijuar një situatë që sipas Qiriazit bën që të zbehen mundësitë për negociata.

“E njëjta gjë ishte në fazë diskutimi përpara nisjes së këtij konflikti ku vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u prononcuan që “ne kishim informacion që Izraeli do të godiste gjithsesi, prandaj u përfshimë edhe ne në këtë konflikt”.

E fundit është edhe vrasja e Ali Larijanit i cili ka qenë një figurë goxha e respektuar dhe vlerësohej edhe nga negociatorët evropianë që sa herë që në marrëveshjen e Iranit si një person jashtëzakonisht i matur në qasjen e tij. E kuptonte një rrezikun e konfliktit që kishte vendi i tij dhe ishte i gatshëm që të bënte negociata.

Duke eliminuar të gjitha këta krijon edhe një lloj kaosi dhe një pamundësi për kalimin e regjimit. Së dyti, eliminimi në një kohë të shkurtër nuk jep mjaftueshëm kohën që Irani të mund të kërkojë atë që ka nevojë”, nënvizoi më tej Qiriazi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme