Konklava për zgjedhjen e papës së ri nis më 7 Maj

Botë | 2 vite më parë

Konklava për zgjedhjen e Papës së ri do të fillojë më 7 maj. Vendimi u morr pas një takimi me dyer të mbyllura të kardinalëve në Vatikan, i pari pas funeralit të Papa Françeskut. Rreth 135 kardinalë, të gjithë nën moshën 80 vjeç dhe nga e gjithë bota, kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të vendosin se kush do të udhëheqë Kishën Katolike të 1.4 miliardë besimtarëve.

Dy konklavat e mëparshme, të mbajtura në vitet 2005 dhe 2013, zgjatën vetëm dy ditë, por ky konklav mund të ketë një kohëzgjatje më të gjatë për shkak të ndryshimeve në përbërjen e kardinalëve të emëruar nga Papa Françesku, shumë prej të cilëve nuk janë njohur më parë me njëri-tjetrin.

Kapela Sistine, vendi ku zhvillohet konklava, u mbyll për turistët më 28 prill për t’u përgatitur për votimin. Papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare, u varros në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhe të Romës, pas një funerali që tërhoqi mbi 400,000 njerëz.

Historikisht, konklavat kanë pasur variacione të mëdha në kohëzgjatje, nga më të shpejtat, si ai i vitit 1503 që zgjati vetëm 10 orë, deri te më të gjatë, si konklava e vitit 1268, që zgjati dy vjet e nëntë muaj, para se të zgjidhej Papa Gregori X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme