Konsensus PS-opozitë, Lefterije Lleshi, kandidate e vetme për Komisionere të Shërbimit Civil

Aktualitet | 11 muaj më parë

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka përmbyllur procedurat për plotësimin e vendit vakant të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC), duke kualifikuar Lefterije Lleshin si kandidaten e vetme që plotëson kushtet ligjore.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar për shqyrtimin e dokumentacionit, kryetari Ulsi Manja informoi anëtarët se procesi ka arritur të sigurojë një mbështetje të gjerë ndërpartiake për kandidaturën në fjalë.

Sipas Manjas, pas dëgjesave të zhvilluara, Lleshi ka arritur të mbledhë numrin e nevojshëm të firmave mbështetëse nga të dyja kahet e politikës. “Kandidatura e znj. Lefterije Lleshi ka mundur të marrë mbështetjen e 28 deputetëve të opozitës dhe 36 deputetëve të grupit parlamentar të PS-së,” bëri me dije Manja.

Ky bashkim firmash e bën atë kandidaturën e vetme në garë për këtë post të rëndësishëm që mbikëqyr administratën publike.

Në përfundim të procedurës së verifikimit, Komisioni vendosi me shumicë votash që kandidatura e znj. Lleshi t’i kalojë për shqyrtim dhe votim final seancës plenare të Kuvendit.

Miratimi në seancë pritet të formalizojë mandatin e saj në krye të KMSHC-së, duke i dhënë fund vakancës në këtë institucion.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme