Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, kapen 5 telefona celular, i përkisnin 3 të burgosurve

Në orët e mëngjesit të kësaj të shtune, 25 tetor, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zhvilluan një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
Gjatë kontrollit, punonjësit gjetën pesë telefona celular të markës iPhone, të cilët janë sende të ndaluara në ambientet e burgut. Telefona u zbuluan të fshehura në dyert e dusheve në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
Dyshohet se telefonat i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.
Kontrolli në IEVP Durrës vazhdon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




