Kontrolle me dron në Kurbin dhe Mirditë, arrestohen 3 persona, asgjësohen 436 bimë kanabis

Aktualitet | 4 muaj më parë

Kontrolle intensive nga toka dhe ajri janë ushtruar në Kurbin dhe Mirditë me qëllim goditjen e veprimtarisë së kultivimit të lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar 3 persona, ndërsa ka asgjesuar në total 436 bimë narkotike të llojit kanabis.

Në këtë kuadër, janë vënë në pranga J. R., 21 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Sheshaj të Mirditës, u kap duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në këtë zonë.

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë D. N., 47 vjeç, pasi u kap duke u kujdesur për 151 bimë kanabis.

Gjitashtu është arrestuar dhe V. M., 44 vjeçe, pasi në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, u gjetën 63 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se kujdesej ajo. Bimët narkotike të konstatuara u asgjësuan me anë të djegies.

“Kurbin-Mirditë/Vijon kontrolli intensiv i territorit, nga toka dhe ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve.

Gjatë kontrolleve dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, goditen 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Asgjësohen në total 436 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë kontrolleve intensive në territor, nga toka dhe ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, goditën 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve policore:* Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Sheshaj, Mirditë, u kap duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në këtë zonë.

* Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 47 vjeç, banues në Fshat Laç, Kurbin, pasi u kap duke u kujdesur për 151 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

* Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasen V. M., 44 vjeçe, pasi në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, u gjetën 63 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se kujdesej ajo. Bimët narkotike të konstatuara u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme