Korça shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2026″

Në Parlamentin Europian në Bruksel, organizata ACES Europe i akordoi qytetit të Korçës titullin prestigjioz European City of Sport 2026, duke e renditur mes 21 qyteteve më të vlerësuara në Europë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë vlerësim si një moment historik që nderon traditën sportive të Korçës dhe angazhimin e saj për zhvillimin e komunitetit, infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive. Ai nënvizoi se ky është një sukses i madh dhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin ndërkombëtar të sportit, turizmit dhe kulturës së qytetit.
Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës ishin të pranishëm zëvendësministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Endri Hoxha, kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe Klevis Kaso, anëtar i kryesisë së FSHB.
“Pas Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, Korça bëhet qyteti i katërt shqiptar që merr këtë certifikim nga ACES Europe, duke forcuar imazhin e Shqipërisë si një vend që investon në sport dhe komunitet.” shkruan ministri Blendi Gonxhja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




