Korsi biçikletash dhe në Unazën Lindore të Shkodrës, segment i ri i dedikuar për pedaluesit, rritet siguria në lëvizje
Zgjerimi i korsive të biçikletave në Unazën Lindore të Shkodrës ka hyrë në fazën e përfundimit, duke shtuar një segment të ri të dedikuar për pedaluesit në një nga akset me trafik të lartë në qytet.
Projekti synon ndarjen e qartë të hapësirës mes automjeteve dhe biçikletave, me sinjalistikë horizontale dhe vertikale, si dhe elementë sigurie përgjatë gjithë gjatësisë së këtij segmenti. Sipas përdoruesve të përditshëm, ndërhyrja ka ndikuar në rritjen e sigurisë gjatë lëvizjes.
“Patjetër që ishte e nevojshme sepse kalonim në rrugë të makinave”, tha një qytetar.
“Shumë e nevojshme dhe kanë bërë gjënë më të mirë”, tha një qytetar tjetër.
Zgjerimi i rrjetit të korsive të biçikletave në këtë aks është pjesë e ndërhyrjeve për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe nxitjen e përdorimit të mjeteve alternative. Unaza Lindore konsiderohet një nyje e rëndësishme lidhëse në qytet, dhe përfshirja e korsive të biçikletave në këtë segment pritet të lehtësojë lëvizjen dhe të rrisë sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




