Kosova ende pa Kuvend, Partitë politike vijojnë përplasjet për formimin e institucioneve të reja

Kosovë | 1 vit më parë

Seanca e 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi edhe këtë të diel, duke vijuar bllokimin institucional që zgjat prej më shumë se 4 muajsh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pas seancës, deputetja e Partisë Demokratike Vlora Çitaku kërkoi reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërkohë që kërkoi më shumë angazhim nga presidentja Vjosa Osmani.

“Në këtë rast, zgjidhja e vetme është që LVV të reflektojë, mirëpo në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje edhe presidentes që të marrë një rol më aktiv sepse në kuadër të kompetencave të saj është edhe mbarëvajtja dhe funksionimi demokratik i institucioneve”, tha Çitaku.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk është e interesuar të zgjidhë ngërçin e krijuar.

“Kryeministri në detyrë, partia Vetëvendosje përveç që nuk ka interes në zhbllokimin e kësaj situate ata tashmë nuk kanë interes as me pjesëmarrje në seancën e kuvendit. Kështu, është jashtëzakonisht shqetësuese numri i vogël i deputeteve që po marrin pjesë në seancat e kuvendit”, tha Guri.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për refuzimin e ofertës për tejkalimin e krizës politike, ndersa propozimin e e partisë së Abdixhikut për krijimin e qeverisë e cilësoi të paqartë.

“Ne kemi bërë një ofertë politike të kalojmë krizën edhe të kuvendit dhe qeverisë, LDK e ka refuzuar atë. Për mua është e pakuptimtë se cilat nga pika që ka ofruar LDK nuk paska mundësi t’i implementojë pa PDK-në. Për cilën pikë i duhet PDK patjetër të kalojë planin. Nëse LDK vazhdon të thotë se është parti e fjalës, fjala duhet mbajtur, dhe kryetari i LDK-së duhet të mbajë fjalën e dhënë me 8 prill ku ka thënë se nuk do të jenë pengesë në konstituimin e kuvendit.”, tha Basha.

Procesi ka ngecur tek zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për kandidaten e propozuar prej saj Albulena Haxhiu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme