Kosova zhgënjen në Basel, mundet nga Zvicra

Kosova ka marrë një goditje të rëndë në Basel, ndërsa është mundur nga Zvicra me rezultatin 4-0. Vendasve u ka mjaftuar pjesa e parë që të kompletonin “pokerin” duke përfituar maksimalisht nga gabimet e “Dardanëve”, veçanërisht në fazën mbrojtëse.
Sfida u zhbllokua në minutën e 22-të nga Akanji, ndërsa Embolo dyfishoi shifrat tre minuta më vonë. Widmer në minutën e 39-të e bëri gjithçka më të lehtë për “helvetikët”, ndërsa Embolo në minutën e 45-të kompletoi dopietën personale.
Në pjesën e dytë, Zvicra e uli ritmin, por kjo nuk ndryshoi asgjë në fatin e ndeshjes. Të hënën të besuarit e trajnerit Foda do të zbresin në “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e radhës në këto kualifikuese, atë me Suedinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




