Kosovë- KQZ nis publikimin e votave me postë, LDK kryeson në Dragash, VV në Shtime dhe Mitrovicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur sot publikimin e rezultateve të votave me postë për zgjedhjet lokale në disa komuna të Kosovës, ndërsa procesi i numërimit dhe verifikimit pritet të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.
Rezultatet e numëruara deri tani tregojnë një epërsi të ndryshme të partive në varësi të komunës:
Në komunën e Dragashit, ku numërimi i votave me postë ka përfunduar (100%), rezultatet janë si vijon:
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini, prin bindshëm me 1,181 vota (55.92%).
Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaban Shabani, me 537 vota (25.43%).
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Filiz Mustafa, ka marrë 350 vota (16.57%).
Edhe në Shtime janë publikuar rezultatet finale të votave me postë, ku përpara është kandidati i Vetëvendosjes (LVV), Qemajl Aliu, me 379 vota (51.63%).
Kandidati i PDK-së, Përparim Ramusa, renditet i dyti me 258 vota (35.15%).
Në Mitrovicën e Jugut janë numëruar vetëm 50% e votave me postë, por sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Vetëvendosjes (LVV), Faton Peci, kryeson me 169 vota (58.48%).
Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, ka 83 vota (28.72%).
KQZ ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe publikimit të rezultateve të mbetura nga votat me postë për komunat e tjera do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




