Kostumet tradicionale, një bukuri që rrezikon të shndërrohet në kujtim
Kostumet popullore shqiptare nuk janë thjesht veshje: janë identitet, rrënjë dhe krenari.
Artizanët gjirokastritë thonë se ato bartin elemente simbolike që tregojnë moshën, statusin social dhe rajonin e prejardhjes, por mungon brezi i ri që të trashëgohet kjo traditë.
“Është vazhdimësia e jetës, vazhdimësia e historisë. [Gazetarja pyet: Ka të rinj që duan ta vazhdojnë këtë traditë?] Nuk ka! Kjo është për të ardhur keq. Më shumë sesa është promovuar unë them se prishet. Ç’duhet të bëjmë ne si artizanë?! Ne japim kohën tonë në dispozicion të atij ose asaj që do të mësojë, por në momentin që mungon, edhe koha ime është koha ime,” thotë artizania Eli Zhulati.
Ajo shprehet se prej tri vitesh në Gjirokastër është hapur edhe kursi i qëndisjes për t’ju mësuar të rinjve këtë traditë që po shuhet dalëngadalë.
“Bashkia e Gjirokastrës që tri vite ka çelur kursin e qëndisjes pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Vajzave të vogla po mundohemi që t’ua bëjmë më shumë si lojë sesa si mësim, që të paktën të marrin edukatën e punës së dorës,” tregon artizania.
Ruajtja e kostumit popullor nuk është vetëm ruajtje e një veshjeje, por është ruajtje e gjuhës së gjyshes, e këngës së dasmës, e historisë sonë. Sepse kur veshim kostumin, veshim Shqipërinë.
Gazetare: Ledi Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




