Kremlini: Kundër pranisë së trupave evropiane në Ukrainë

Botë | 1 vit më parë

Rusia ka deklaruar se është kundër diskutimeve që po zhvillohen në Evropë mbi mundësinë e dërgimit të trupave evropiane në territorin ukrainas.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për agjencinë ruse Ria Novosti se “qëndrimi ynë është negativ. Këtë e kemi theksuar edhe në nivele të ndryshme”.

Peskov nënvizoi se “nuk ka një ushtri evropiane, por ushtri të vendeve të veçanta, shumica e të cilave janë anëtare të NATO-s”.

Ai shtoi se Moska i sheh këto diskutime si zhvillime negative.

Sa i përket perspektivës së Rusisë për paqen, Peskov u shpreh se “nuk është e dobishme të diskutohen detaje jashtë kontekstit dhe në publik”

“Nuk do të donim të diskutojmë për këtë temë publikisht tani. Mendojmë se kjo nuk është e dobishme për efektivitetin e përgjithshëm,” kështu iu përgjigj këtë të mërkurë zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov.

Peskov deklaroi se garancitë e sigurisë për Ukrainën janë “një nga temat më të rëndësishme në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje” dhe se “natyrisht, në një mënyrë apo në një tjetër, kjo temë gjithmonë shfaqet në axhendën e kontakteve në vazhdim”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme