Kreu i grupit të PD, Bardhi: Faleminderit çdo demokrati për 35 vite kontribut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj anëtarëve, mbështetësve dhe themeluesve të PD-së me rastin e 35-vjetorit të krijimit të partisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi vlerësoi kontributin e çdo demokrati në rrugëtimin e forcës politike që nga themelimi i saj.
“Faleminderit çdo anëtari dhe mbështetësi të PD për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim 35 vjeçar të Partisë Demokratike. Themeluesëve të PD për kurajën dhe guximin e jashtëzakonshëm që treguan dhe që bënë të mundur që shqiptarët të ëndërrojnë për “Shqipërinë si gjithë Evropa”. Të rinjve të PD që mbajnë ende gjallë shpresën për një “Shqipëri si gjithë Evropa” dhe i janë bashkuar ndër vite projektit të PD për ta bërë këtë realitet sa më parë”, shkruan Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



