Kreu i PD, Basha, mesazh me rastin e 30 vjetorit të PD

Politikë | 6 vite më parë

Në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi ka thënë se ndihet krenar për atë që ka bërë partia sipas tij në gjithë këto vite, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë. Ndërkaq më tej është ndalur duke hedhur akuza ndaj  qeverisë.

Ai u fokusu edhe te ngjarja e vrasjes së 25-vjeccarit të Klodian Rasha, duke e cilësuar si një krim shtetëror.

“Pamë ngjarjen tragjike kur Klodian Rasha u vra pak hapa para pragut të shtëpisë. Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë dhe më kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Lotët e familjarëve lënduan në zemër  të gjithë shqiptarët anë e mbanë. Por ajo që revoltoi më së shumti shqiptarët ishte përpjekja tinaze e pastkrupullt e propagandës për të manipuluar këtë krim të shëmtuar. Ne jemi mësuar ta shikojmë kryeministrin e papërgjegjshëm të gozhduar në internet tërë kohën, por për këtë ngjarje kaq të rëndë heshti për tre ditë me radhë. Heshti se po kalonte lumin me mashtrimet e propagandës shtetërore”, shprehet Basha.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme