Kreu i SPAK, Altin Dumani vizitë zyrtare në Uashington, pritet në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike

Aktualitet | 1 vit më parë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ndodhet në Uashington DC, ku pasditen e së martës, (2 shtator) në orën 4:30 me orën lokale, zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai u prit nga Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, në një seancë me dyer të mbyllura.

Në dhjetor të vitit 2024, Dumani u nderua nga ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, duke kryesuar listën globale të dhjetë personaliteteve që kanë luftuar korrupsionin. Blinken e cilësoi atë si një nga figurat dhe institucionet më të besueshme në Shqipëri.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme