Kreu i UNRWA-s: Qëndrimi i Izraelit ndaj OKB-së, minon marrëveshjen e armëpushimit në Gazë

Botë | 2 vite më parë

Kreu i Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë (UNRWA) tha sot se qëndrimi i Izraelit ndaj agjencisë së OKB-së do të minojë marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

“UNRËA është prania më e madhe e OKB-së në Gaza, me 13,000 personel dhe 300 objekte. Agjencia është kritike për mbështetjen e një popullsie të shkatërruar dhe armëpushimin,” tha Philippe Lazzarini gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit mbi Palestinën.

Duke vënë në dukje se përfundimi i operacioneve të ndihmës së UNRWA nëpër territoret e pushtuara palestineze do të vinte në rrezik fatin e miliona njerëzve, Lazzarini paralajmëroi se do të rrezikonte gjithashtu “armëpushimin dhe perspektivat për një zgjidhje politike që sjell paqe dhe siguri të qëndrueshme”.

‘Reduktimi i operacioneve tona tani – jashtë një procesi politik, dhe kur besimi në komunitetin ndërkombëtar është kaq i ulët – do të dëmtojë armëpushimin” tha ai ndërsa shtoi se “do të sabotojë rimëkëmbjen dhe tranzicionin politik të Gazës”.

Lazzarini e përshkroi zbatimin e plotë të ndalimit të UNRËA-s si “katastrofik” për Gazën dhe paralajmëroi se “ai do të degradojë kapacitetin e Kombeve të Bashkuara, pikërisht kur ndihma humanitare duhet të rritet ndjeshëm”.

‘Kjo vetëm do të përkeqësojë kushtet tashmë katastrofike të jetesës së miliona palestinezët”, tha ai.

Gjithashtu, Lazzarini hodhi poshtë pretendimet e Izraelit për transferimin e shërbimeve të UNRËA te entitete të tjera dhe e përshkroi mandatin e agjencisë së ndihmës si “unik”.

Duke theksuar se dorëzimi aktual i ndihmës në Gaza po bëhet nga UNRËA, ai vuri në dukje se “palestinezët e dinë dhe i besojnë UNRWA”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme