Krijimi i Agjencisë së Shërbimeve Arsimore-Kumbaro  i përgjigjet opozitës: E ka dhënë KE miratimin

Aktualitet | 6 muaj më parë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës mbi projektligjin për krijimin e Agjencisë së Shërbimeve Arsimore, duke theksuar se është miratimi nga Komisioni Evropian.

Kumbaro citoi përgjigjen nga Komisioni Evropian, i cili ka dhënë dakordësinë për këtë projektligj.

“Unë konfirmova edhe dje, do ta përsëris edhe sot. Të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që ne kalojmë sot dhe që kanë lidhje qoftë me një kapitull, qoftë me një kapitull tjetër, ne kemi detyrimin t’i dërgojmë përpara në Komisionin Europian për miratim.

Dhe për ligjin në fjalë kemi marrë nga Komisioni Europian përgjigjen, të cilën po e përkthej drejtpërdrejtë: “Lidhur me projektligjin me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, nuk kemi asnjë pyetje”, pasi kemi shkëmbyer të gjitha komentet e nevojshme.

Madje ka një filtër, që është Kryenegocatorja, Ministrja e Shtetit, e cila nuk lejon që të kalojë në Qeveri, dhe aq me pak të vijë ne Kuvend, nëse nuk kemi marrë miratimin nga Komisioni Europian. Edhe ky projektligj ka kaluar të njëjtin filtër, e madje kishim detyrimin ta kalonim sa më parë”, u shpreh Kumbaro.

Më herët, ministrja Kumbaro u shpreh se miratimi i këtij ligji përmbyll detyrimet për Kapitullin 26, dedikuar arsimit, që do të thotë se do të jetë kapitulli i parë që do të përmbyllet në raport me negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin evropian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme