Krim brenda familjes në Roskovec, burri vret gruan me armë zjarri dhe më pas vetëvritet

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec ku një 75-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti 80 vjeç.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuman, ku 80-vjeçari me iniciale Sh.Rr., dyshohet se ka qëlluar me një armë gjahu gruan e tij shtetasen D. Rr., dhe më pas ka qëlluar veten.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e para hetimore teksa priten detaje në vijim.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme