Krim, mister dhe Londër e errët: “London Kills” vjen ekskluzivisht në RTSH 1

RTSH 1 sjell për publikun shqiptar një tjetër prodhim të suksesshëm ndërkombëtar. Duke nisur nga e hëna, çdo të hënë dhe të martë, në orën 23:35, në ekranin e RTSH 1 do të transmetohet seriali britanik “Londra e egër” (“London Kills”), një triller policor që ka ngjallur interes të madh në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Seriali ndjek punën e një ekipi hetuesish të Policisë Metropolitane të Londrës, të cilët përballen me vrasje të ndërlikuara dhe histori personale që shpesh përplasen me misionin e tyre për drejtësi. Me një stil realist, ritëm të shpejtë dhe skenar të ngarkuar me tension, “Londra e egër” (“London Kills”) e zhyt shikuesin në zemër të mistereve të qytetit më të madh të Europës.
Roli kryesor interpretohet nga Hugo Speer, i njohur për publikun britanik nga seriale si “The Full Monty” dhe “The Musketeers”, ndërsa në krah të tij spikasin Sharon Small dhe Bailey Patrick, që i japin karaktereve të tyre thellësi emocionale dhe dimension njerëzor.
Ky prodhim i BBC Studios dhe Acorn TV, vjen për herë të parë në ekranet shqiptare ekskluzivisht në RTSH, duke zgjeruar katalogun e serialeve cilësore ndërkombëtare që transmetohen për publikun vendas.
Mos e humbisni “Londra e egër” (“London Kills”) – çdo të hënë dhe të martë, në orën 23:35, vetëm në RTSH 1 HD.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




