Krizë në udhëheqjen e Ukrainës, Zelensky shkarkon Komandantin e Përgjithshëm, Oleksandr Syrskyi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralin Oleksandr Syrskyi. Lëvizja e papritur vjen në një moment mjaft të tensionuar politik për Kievin, ku rrugët e vendit janë përfshirë nga protesta pas shkarkimit të mëparshëm të Ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.
Ky zhvillim i fundit konfirmon përfundimisht thashethemet se largimi i ministrit të ri lidhej drejtpërdrejt me një përplasje të hapur dhe të pashmangshme mes dy drejtuesve më të lartë të mbrojtjes.
Përplasja e dy vizioneve te ndryshme ushtarake
Konflikti që tronditi ushtrinë ukrainase përfaqësonte një përplasje mes dy brezave dhe filozofive të ndryshme të drejtimit në kohë luftë.
Nga njëra anë, 35-vjeçari Mykhailo Fedorov fitoi mbështetje të gjerë publike dhe ndërkombëtare për energjizimin e Ministrisë së Mbrojtjes, përdorimin masiv të teknologjisë së dronëve dhe luftën e papërkulur ndaj korrupsionit në prokurime. Nga ana tjetër, 60-vjeçari Oleksandr Syrskyi konsiderohej nga shumë kritikë dhe ushtarakë si përfaqësues i “shkollës së vjetër sovjetike”, i cili ngurronte të zbatonte ndryshime rrënjësore dhe taktika më fleksibile në front.
Fedorov është lavdëruar gjerësisht për transformimin e forcave të armatosura, ndërsa Syrskyi shihej si një komandant që ngurronte të zbatojë ndryshime.
Vendimi i Presidentit Zelenskyy për të larguar tashmë të dyja figurat kyçe të kabinetit ushtarak synon shuarjen e përçarjeve të brendshme në hierarki, por lë pas pikëpyetje të mëdha mbi drejtimin e ardhshëm të ushtrisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




