Kroacia, Dalic: Humbje e merituar

Uncategorized | 4 vite më parë

Zlatko Dalic komentoi humbjen kundër Argjentinës: “Nuk kam për çfarë t’i qortoj djemtë, tani duhet të ngremë kokën dhe të përgatitemi për ndeshjen përpara – tha trajneri finalist në 2018 – Humbja është e merituar. Kam vënë Orsic për të fituar thellësi në krahun e majtë, për të krijuar epërsi numerike dhe për të qenë më vertikal. Por ne pranuam golin e tretë dhe më pas u bë e vështirë të ktheheshim në atë pike”.

“Brozovic ndjeu një problem muskulor dhe nuk desha ta detyroj por ta ruaja për ndeshjen e radhës. Nëse dikush do të na thoshte se do të kishim arritur në gjysmëfinale, do të kishim nënshkruar. Ne jemi krenarë. Në këtë Botëror na ka munguar një sulmues i vërtetë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme