Kroos për Guler: Duhet ta ketë të qartë rolin e tij dhe të marrë pjesë në fazën mbrojtëse me të tjerët

Futboll Bota | 1 vit më parë

Toni Kroos, një ish-mesfushor i Real Madridit, vazhdon të monitorojë nga afër zhvillimin e talenteve të reja të klubit spanjoll. Midis tyre, njëri në veçanti i tërhoqi menjëherë vëmendjen, Arda Guler, një mesfushor turk i cili, nën drejtimin e Xabi Alonsos, duket se ka marrë një rol kyç në ndërtimin e lojës.

Në podkastin që ndan me vëllain e tij Félix, “Einfach mal Luppen”, Kroos vlerësoi talentin e 19-vjeçarit, ndërsa pranoi se ai ende ka vend për përmirësim: “Nëse ke një lojtar si ai, të aftë të luajë midis linjave, mendoj se mund të mbyllësh njërin sy nëse ai humbet disa duele”. Megjithatë, gjermani sqaroi se, në futbollin modern, kontributet mbrojtëse janë thelbësore: “Gjëja e rëndësishme është që ai ta kuptojë rolin e tij dhe të marrë pjesë në përpjekjen kolektive”.

Kroos theksoi gjithashtu se kjo është koha e duhur që Güler të marrë përgjegjësi, duke pasur parasysh besimin që ka marrë nga Alonso: “Ai ishte teknikisht gati vitin e kaluar, tani është rritur edhe fizikisht”. Duke folur për drejtimin e ri të Madridit, Kroos përsëriti rëndësinë e ndërtimit të një faze të fortë mbrojtëse, një pikë e dobët sezonin e kaluar: “Ju duhet ndjesia e mbrojtjes së bashku. Në këtë mënyrë e fitoni topin përsëri me më shumë energji”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme