Kruja tërheq vendasit e të huajt -Rritet numri i vizitorëve në destinacionet turistike të kësaj zone

Aktualitet | 1 vit më parë

E ndodhur vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, Kruja është kthyer në një nga destinacionet më të pëlqyera turistike, si për vendasit ashtu edhe për të huajt. Numri më i lartë i vizitorëve regjistrohet gjatë fundjavave, kur qyteti  gjallërohet nga prania e turistëve ditorë që vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj.

Krahas kalasë me Muzeun e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pazarin karakteristik të qytetit, ku ruhen dhe ekspozohen vlerat e trashëgimisë kulturore dhe mjeshtëria e artizanëve vendas, një tjetër atraksion mbresëlënës është Mali i Krujës, i njohur ndryshe si “Ballkoni i Shqipërisë”. Vizitorët veçojnë pamjet panoramike që ofron mali, ajrin e pastër dhe natyrën e paprekur.

“Është një vend i shenjtë me bukuri të jashtëzakonshme”, u shpreh një vizitor.

“Ajri i pastër, ushqimi është shumë i mirë”, tha një tjetër vizitore.

Të dhënat  e vitet e fundit, tregojnë se Kruja ka njohur një zhvillim të ndjeshëm në turizmin historik dhe atë malor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme