Kryeministri Rama: BE , projekti më i jashtëzakonshëm politik që njerëzimi ka përfytyruar ndonjëherë
Kryeministri Edi Rama në vijim të fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, e konsideroi Bashkimin Evropian si projektin më të jashtëzakonshëm politik që njerëzimi ka përfytyruar ndonjëherë. Ai theksoi se pa Bashkimin Evropian, Shqipëria do të ishte si Afganistani apo Iraku.
“Besoj se BE është projekti më i jashtëzakonshëm politik që njerëzimi ka përfytyruar ndonjëherë. BE është bekim që kemi, të gjithë ne, përfshi dhe francezët. Për ne, Shqipëria në BE është pikërisht ajo që mund të quhet bekim. Po të ishim ajo çfarë ishim pas 50 vitesh izolim tërësor, Perëndimi e Lindja, 50 vitesh diktaturë gjakatare, nëse BE s’do ishte aty, do kishim pasur të njëjtin fat si Afganistani, Iraku apo kushdo tjetër. Flasim për vende ku amerikanët shkojnë ti rregullojnë gjërat me bomba dhe kur largohen gjërat janë më keq seç ishin në fillim.
BE është diçka që çdo europian, duhet të gëzojnë si dhuratë nga etërit themelues. Nuk duhet rrezikuar aspak. Teoritë për daljen nga BE, se BE është problemi janë të pabazuara. Ashtu siç miqtë tanë britanikë të keqkëshilluar po tregojnë se të largohesh nga BE është të lësh një martesë e të hysh në makth”, deklaroi Rama.
Kryeministri u ndal edhe te takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping, duke deklaruar se çdo marrëveshje mes SHBA-së dhe Kinës është i mirë për të gjithë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




