Kryepiskopi Joani takon në Romë Papa Leon XIV- Rivendosje e paqes dhe ndalimi i luftrave, në fokus të bisedimeve

Aktualitet | 1 vit më parë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani zhvilloi një takim me Shenjtërinë e Tij, Papa Leoni XIV.

Ky takim historik u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë.

Në këtë takim vëllazëror u diskutua për çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën. Diskutimi u ndal edhe në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e shoqërive.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura me të gjithë, duke ndikuar në harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme. Ky takim historik dëshmon për përpjekjet e përbashkëta të të krishterëve si faktor kyç për paqen, në të cilin Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë luan një rol shumë të rëndësishëm.

Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme