Ksamili me dy qendra shëndetësore 24 orë, shërbim nga gjashtë mjekë dhe infermierë
Në Ksamil, qendrat shëndetësore janë përgatitur për të përballuar fluksin e shtuar të pushuesve gjatë sezonit veror. Me rritjen e numrit të turistëve, shërbimet shëndetësore janë organizuar për të garantuar asistencë të shpejtë dhe cilësore për çdo rast.
Bluzat e bardha bëjnë të ditur se këto qendra janë të pajisura me stafin e nevojshëm mjekësor dhe infermieror, duke siguruar mbulim të plotë gjatë gjithë sezonit turistik.
“Ksamili përbëhet nga dy qendra shëndetësore. Janë disponibël 24 orë në 24.Këtu jemi gjashtë mjekë, patjetër dhe një personel inferor, që është në gjendje që ta përballojë më së miri fluksin turistik”, tha mjeku Tajar Lako.
Organizimi i shërbimit synon të përballojë çdo situatë, nga urgjencat e lehta deri tek rastet që kërkojnë ndërhyrje më të specializuar.
“Mund të themi që fluksin më të madh e kemi nga të huajt, sidomos fëmijët, por dhe të rritur kur kanë të vjella, heqje barku, temperaturë, dhimbje abdominale, dhimbje koke, apo djegie”, u shpreh mjeku
Prania e stafit të kualifikuar dhe gatishmëria e strukturave shëndetësore i jep siguri turistëve vendas dhe të huaj, duke ndikuar pozitivisht në përvojën e tyre gjatë qëndrimit në Ksamil.
Gazetare: B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




