Kualifikueset e Botërorit 2026/ Arbër Hoxha: Serbia “çelësi” ynë për kualifikimin

Për Arbër Hoxhën dueli me Serbinë do të jetë deciziv sa i përket fateve të Shqipërisë në grup. Sipas 26-vjeçarit rivalët e radhës të Shqipërisë janë kandidatët kryesorë për vendin e dytë në grup.
Për Arbër Hoxhën dueli me Serbinë do të jetë deciziv sa i përket fateve të Shqipërisë në grup. Sipas 26-vjeçarit rivalët e radhës të Shqipërisë janë kandidatët kryesorë për vendin e dytë në grup.
Çfarë mendimi keni për kundërshtarin?
Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi. Do të japim maksimumin. Po përgatitemi dhe po punojmë shumë mirë dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen.
A ka ngarkesë më shumë kjo ndeshje?
Jo, ne jemi profesionistë, do të bëjmë pjesën tonë në fushë. Normal që është pak ndeshje emocionale, nuk diskutohet. Por ne jemi profesionistë dhe do të bëjmë më të mirën në fushë.
Sa besoni te kualifikimi në Botëror?
Kjo ndeshje është e vështirë dhe besoj që vendos për një vend “play-off” për në Botëror. Shpresojmë që do të fitojmë ndeshjen dhe të kemi shpresë në Botëror.
Konkurrenca brenda ekipit?
Konkurrenca të bën më të fortë, jemi në Kombëtare, sado minuta që të kemi, do të japim më të mirën. Do të japim maksimumin.
Ndeshja me Serbinë në vitin 2014?
Kam qenë i vogël në atë kohë dhe e kam shikuar atë ndeshje. Ka qenë shumë emocionale, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Hysaj na tregon edhe tani për historinë atje. Ne duhet të futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën për të fituar ndeshjen.
Do e pranoje të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë? Po, do e pranoja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



