Kujdesi ndaj të moshuarve – Përurohet njësi e re shërbimi në Vorë, tek “Shtëpia e Zotërinjve”

Sociale | 8 muaj më parë

Kujdesinë çdo kohë ndaj atyre që kanë kontribuar një jetë shërben si një hap më shumë drejt dinjitetit. Në ‘‘Shtëpinë e Zotërinjve‘‘ në Vorë, ku jetojnë afro 32 të moshuar u inaugurua njësia më e re e shërbimit, ku morën pjesë përfaqësues të autoritetit vendor, përfaqësues të trupit diplomatik nga Tajvani, falë kontributit të të cilëve u realizua ky investim

“Do të donim të forconim bashkëpunimin tone, ky përbën vetëm hapin e parë dhe duam që të kemi një bashkëpunim më afatgjatë, edhe me iniciativa të tjera në vendin tuaj. Nuk e shoh këtë si një përfitim të ngushtë, por për të krijuar një themel shumë të fortë të bashkëpunimit në të ardhmen. Ne e dimë që vendi juaj përqendrohet në shumë programe për të çuar përpara zhvillimin e vendit tuaj, ndaj ne  mund të punojmë së bashku. Tashmë kemi identifikuar disa fusha ku mund të japim kontributin tonë në të ardhmen e afërt.”, tha ambasador i Taivanit në Romë, Vincent Tsai.

Kryetari i Bashkisë Vorë vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë institucion- donatorë.

Rritja e standardeve në kujdesin ndaj të moshuarve shërben si një dëshmi e gjallë jo vetëm e vëmendjes, por e dhe e mirënjohjes ndaj moshës së tretë.

Gazetare: E. Hasanbelli; Operator: L.Gjoka; Montazhi: N. Gjika

/rtsh/

​


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme