Kukës-Reshjet e shiut me intensitet mesatar, akset rrugore të qarkullueshme

Aktualitet | 11 muaj më parë

Deri në këto momente, i gjithë territori i qarkut Kukës vijon me reshje shiu të intensitetit mesatar, ndërsa mbi 750 metra lartësi kemi edhe reshje bore.

Për shkak të reshjeve, akset rrugore nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujrave, por subjektet kontraktore po punojnë pa ndërprerje për pastrimin dhe mbajtjen hapur të tyre. Të gjitha rrugët nacionale janë aktualisht të qarkullueshme.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet asnjë problematikë emergjente. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë qarkun. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme