Kukësi mposht Butrintin dhe siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë

Kukësi ka mundur 2-0 Butrintin në finalen e Play Out-it të luajtur në “Egnatia Arena” dhe ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për sezonin e ardhshëm.
Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe luftuar, por në fund janë kuksianët ata që festojnë falë golave të shënuar nga Alison në pjesën e parë dhe Tajo në pjesën e dytë.
Sarandjotët kanë luajtur me një lojtar më pak gjatë gjithë pjesës së dytë, pasi Memisha është ndëshkuar me karton të kuq.
Kukësi qëndron në Kategorinë e Parë, ndërsa Butrinti do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




