Kulluri: Ne s’jemi të mërzitur. Rama ndryshoi mendje për Berishën Non-grata

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka deklaruar në emisionin “3D” në RTSH 1 se grupimi politik që ai bën pjesë nuk e sheh si çështje karrigesh marrëveshjen mes mazhorancës dhe Rithemelimit.

Sipas Kullurit, Partia Demokratike e sheh në princip të gjitha lëvizjet e fundit politike, të cilat sipas tij kanë shkuar deri aty sa kryeministri Edi Rama të ndryshojë qëndrim për Berishën “nongrata”.

“Nëse e shikon si çështje parimore politike nuk jemi të mërzitur fare. Unë i qëndroj pikëpamjes se nuk ka rëndësi kush ulet dhe kush ngrihet. Nuk e shohim si çështje karrigesh, ne e shohim në princip për axhendën politike për të cilën flitet.

Pra, nëse këtu bëhen tre lëvizje njëkohësisht, e para, Rama ulet me nënkryetarin e z. Berisha, duke ndryshuar qëndrim radikalisht që ka pasur për çështjen “nongrata”, nisur nga deklaratat e tij politike në Parlament, s’e kuptoj pse duhet të ketë një nënkomision kur ka një komision.

Ky është mbikomision dhe jo nënkomision sepse kërkon t’i mbivendoset reformës zgjedhore sepse nuk ka dakordësi për listat e hapura dhe votimin elektronik të emigrantëve”, u shpreh Kulluri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme