Kupa e Amerikës në plan të dytë, Neymar mendon për pokerin

Gosip | 2 vite më parë

Neymar ka marrë pjesë në Serinë Botërore të Pokerit 2024. Lojtari brazilian, i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë në Kupën e Amerikës 2024 me Brazilin e tij, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për të luajtur në një tjetër kompeticion.

Sulmuesi është një nga ata futbollistë që janë të apasionuar pas pokerit sportiv dhe vendosi të fluturojë në Las Vegas për të marrë pjesë në turneun WSOP (Turi botëror i pokerit).

Neymar mori pjesë në evenimentin numër 68, ‘2500$ No-Limit Hold’em’, në Las Vegas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme