Kupa e Botës në Ski në RTSH/ E pafat Lara Colturi, nuk arrin të përfundojë garën në Courchevel

Evente Sportive | 11 muaj më parë

E pafat Lara Colturi në zbritjen e parë në Courchevel. Skiatorja shqiptare nuk arrin që të përfundojë garën dhe skualifikohet për shkak të një pakujdesie.

Lara Colturi nuk arriti që të kualifikohet për në zbritjen e dytë dhe për rrjedhojë përfundon para kohe garën në Courchevel, etapa e 11-të e Kupës së Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar.

Ndonëse pritshmëritë për një rezultat pozitiv në këtë ndalesë të Kupës së Botës ishin të mëdha, skiatorja shqiptare nuk arriti që të përfundojë garën dhe për rrjedhojë nuk garon dot në zbritjen e dytë në pistën Courchevel.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme