Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Lara Colturi, e 6-ta në renditjen e përgjithshme

Evente Sportive | 11 muaj më parë

Lara Colturi ishte e pafat në Courchevel, ndalesën e 11-të sezonale të Kupës së Botës në Ski për femra, pasi nuk arriti të përfundonte garën, për shkak të një gabimi në zbritjen e parë.

Skiatorja 19-vjeçare që përfaqëson Shqipërinë në këtë komepticion ka humbur vendin e tretë në renditjen e përgjithshme pas përfundimit të garës në Courchevel.

Lara nuk arriti të grumbullojë pikë në pistën franceze dhe mbeti në kuotën e 302 pikëve në klasifikim. Kanë përfituar Camille Rast, Emma Aicher dhe Paula Moltzan, që kanë parakaluar skiatoren shqiptare në renditje dhe aktualisht Lara Colturi mban vendin e 6-të pas përfundimit të 11 garave.

Renditjen e përgjithshme e kryeson Mikaela Shifrin, fituesja e garës së fundit në Courchevel, me 558 pikë, e ndjekur nga Alice Robinson me 394.

Kujtojmë që Kupa e Botës në Ski për femra është një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar, sjell për publikun shqiptar të gjitha garat e Lara Colturit në këtë kompeticion.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme