Kupa e Botës për Klube 2025/ Estevao shkëlqen përballë ekipit të tij të ardhshëm, Chelsea eliminon Palmeiras-in

Ndeshja mes Palmeiras dhe Chelsea ka përfunduar me fitoren 2-1 në favor të ekipit londinez. Ndeshja e luajtur në orët e para të ditës së sotme (03:00) kishte për protagonist talentin e futbollit brazilian, Estevao, i cili ka firmosur për ekipin e Chelsea-t prej muajsh dhe pritet që të transferohet në “Stamford Bridge” në fund të korrikut.
18-vjeçari menjëherë la të kuptohej se do të bënte gjithçka për të kualifikuar Palmeiras-in në gjysmëfinale duke vendosur në vështirësi ata, të cilët do të jenë shokët e ardhshëm të ekipit.
Ai ishte autori i golit të barazimit në minutën e 53’ kur mundi Sanchez-in me një diagonale të fortë, e cila barazoi golin e realizuar nga Palmer në të 16’.
Shtatë minuta nga fundi i takimit Chelsea gjeti edhe golin e kualifikimit, rrjetë kjo që e dërgon në gjysmëfinale të Kupës së Botë për Klube ku e pret skuadra e Fluminense.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




