Kupa e Botës për Klube 2025/ Fluminense dhe Al-Hilal të pamposhtura nisin fazën “e nxehtë”

Pak kush kishin parashikuar një çift të tillë në çerekfinale në Orlando, por si Fluminense ashtu edhe Al-Hilal kanë treguar se futbollit mbetet një sport i paparashikueshëm.
Brazilianët eliminuan Interin e Milanos në të 1/8-at duke e mundur 2-0 me golat e Germán Cano dhe Hércules. Ky triumf ishte i shtati në dhjetë ndeshjet e fundit zyrtare të ekipit në fjalë, i cili në këtë seri takimesh nuk njeh asnjë humbje.
E njëjta gjë vlen edhe për Al-Hilal, i cili mbërriti në këtë fazë të Kupës së Botës për Klube pasi eliminoi Manchester City-n e Guardiola-s. Edhe për formacionin saudit bëhet fjalë për një seri takimesh pozitive pasi në 9 takimet e fundit zyrtare ekipi në fjalë nuk ka pësuar asnjë humbje duke fituar 6 e barazuar tre. Këto dy ekipe nuk janë ndeshur kurrë më parë me njëra-tjetrën ndërsa dueli do të jetë i pesti mes një ekipi saudit dhe një formacioni brazilian. Al-Hilal ka qenë pjesë e dy dueleve pasi është mundur nga Flamengo në gjysmëfinalet e Botërorit për Klube në 2019 ndërsa mori hak ndaj të njëtit rival në edicionin e 2022-it.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




