Kupa e Botës për Klube 2025/ Palmeiras dhe Botafogo ringjallin rivalitetin e nxehtë në skenën globale

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës për Klube 2025 nis sot në orën 18:00 me një “derbi” brazilian. Në “Lincoln Financial Stadium” të Filadelfias Botafogo sfidon Palmeiras-in në një duel ku ekipi nga San Poalo shikohet si favorit edhe pse formacioni i Rio de Janeiro-s nuk njeh humbje në pesë takimet e zyrtare me rivalët në fjalë.

Palmeiras ka më shumë shanse për tu kualifikuar për më tej pasi ka një ekip më të plotësuar. Sportdashësit që kanë një biletë për të ndjekur ndeshjen do të ketë mundësi të asistojnë në takimin e dytë historik të Kupës së Botës për Klube ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy formcione braziliane. Për herë të parë dy ekipe të shtetit në fjalë janë ndeshur në formatiuon e vjetër të këtij kompeticioni në finalel e madhe të 2000-it kur Corinthians dhe Vasco da Gama u ndeshën për titullin kampion.

Të dy klubet janë rivalë të mëdhenj në Brazil pasi i dhanë jetë një gare mjaft të bukur për titullin “Brasileirão Serie A 2024”. Botafogo dhe Palmeiras janë ndeshur vjet për një vend në çerekfinalet e Copa Libertadores. Takime këto të cilat panë ekipin nga Rio de Janiero që të triumnfonte me rezultatin e përgjithshëm 4-3.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme