Kupa e Gjermanisë, gjysmëfinalet në RTSH Sport

Gjermani | 5 vite më parë

Rikthehet Kupa e Gjermanisë në ekranin e RTSH Sport, një tjetër ekskluzivitet i rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar. Të martën e të mërkurën do të luhen ndeshjet e raundit gjysmëfinal, të cilat janë me një ndeshje dhe shpallin menjëherë finalistit. Çifti i parë i gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë është Hamburg – Frajburg, të martën në ora 20:45. Kurse të mërkurën, Lajpsig, tashmë gjysmëfinaliste e Europa Ligë, do të ndeshet me Union Berlin po në orë 20:45.

Finalja e madhe do të luhet më 21 maj në ora 20:00. Katër ekipe gjysmëfinale, atje ku mungojnë Bajer Mynih dhe Borusia Dortmund, që në fakt duket sikur e ulin nivelin e Kupës së Gjermanisë. Lajpsigu sezonin e kaluar ishte finalist, ndërsa u mund 4-1 nga Borusia Dortmund. Dhe Kupën e Gjermanisë e kërkon për herë të parë, sepse ka qenë dy herë finalist dhe asnjëherë nuk e ka fituar.

Hamburgu, tre herë fituesi i Kupës së Gjermanisë, e kërkon këtë trofe pas 35 vitesh, për herë të fundit më 1987-ën e ka fituar. Madje është skuadra e vetme e Bundesligës 2 përballë tre të Bundesligës 1. Union Berlin ka qenë vetëm një herë në finale, më 2001-in, ndërsa u mund nga Shalke 04, 2-0, kurse për Frajburgun është tentativa e parë për një trofe të tillë, që shpëton sezonin nëse fitohet, sepse të çon direkt në Kupat e Europës.

Ndaj gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë mbeten për t’u parë, pavarësisht emrave të skuadrave që janë në atë raund.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme