Kupa e Gjermanisë, sonte në RTSH Sport

Gjermani | 5 vite më parë

Rikthehet spektakli dhe drithërima në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, teksa mesjava ofron plot 7 përballje që do të vijnë drejtpërdrejt në transmetuesit publik. Kupa e Spanjës, që njihet ndryshe si Kupa e Mbretit, Kupa e Gjermanisë, por edhe Kupa e Ligës Angleze do të ofrojnë të tjera emocione, teksa gjithçka ka hyrë tashmë në fazën më interesante. Gjithçka zë fill sonte, me përballjen e parë të vlefshme për turin e 16-shes së edicionit të 79-të të Kupës së Gjermanisë, midis Këlnit dhe Hamburgut, që do të vijë drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 18:25.

Ndërkaq, po të martën, por duke nisur nga ora 20:45, do të vijë po në RTSH Sport një tjetër takim i të vlefshëm për turin e 16-shes së Kupës së Gjermanisë, midis fitueses në fuqi të këtij trofeu, Borusias së Dortmundit, dhe St. Paulit. Veprimtaria e dytë e futbollit gjerman do të vazhdojë të jetë e pranishme edhe të mërkurën në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, teksa në kanalin RTSH 2 do të vijë drejtpërdrejt përballja Lajpcig – Hansa Rostok, që nis në ora 18:25.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme