Kupa e Italisë/ Marco Guida do të jetë arbitri i finales Lazio-Inter

Marco Guida do të gjykojë ndeshjen Lazio-Inter, e cila do të luhet më 13 maj. Takimi i vlefshëm për finalen e Kupës së Italisë do të jetë i fundit për këtë sezon për arbitrin nga Torre Annunziata, i cili befasoi me vendimin që mori kur vendosi të mos arbitronte më ndeshjet e Napoli-t.
Guida do të ndihmohet prej Alassio dhe Baçini ndërsa arbitër i arbitër i katërt i këtij dueli do të jetë Zufferli. Mazzoleni pritet të jetë në VAR së bashku me Di Paolo.
Guida ishte një nga gjyqtarët më të mirë të këtij sezoni, duke gjykuar gjashtëmbëdhjetë ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë. Ai ka arbitruar këtë sezon edhe 6 ndeshje të Champions League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




