Kupa e Shqipërisë në RTSH/Teuta e Elbasani kualifikohen në çerekfinale

Kupa e Shqipërisë | 10 muaj më parë

Teuta dhe Elbasani kanë siguruar biletën për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë duke mundur respektivisht Vorën e Flamurtarin.

Në “Niko Dovana”, durrsakët e kanë zgjidhur lehtësisht ndeshjen duke fituar me rezultatin 2-0 përballë vorakëve, me golat e shënuar nga Jurgens në pjesën e parë dhe Toli në të dytën.

Ndërkohë, Elbasani ka arritur të sigurojë një fitore 2-1 përballë Flamurtarit në një ndeshje mjaft emocionuese që u zgjidh në shtesë. Në “Elbasan Arena”, verdheblutë kanë zhbllokuar sfidën me anë të Lajthisë në pjesën e parë, ndërsa kanë marrë përgjigjen e Oshafit në pjesën e dytë për një barazim 1-1 që mbylli 90 minutat.

Në shtesë vlonjatët fitojnë një 11-metërsh që shpërdorohet nga Trashi, ndërsa Musta ndëshkohet me karton të kuq pas një debati me gjyqtarin e ndeshjes. Në pjesën e dytë të shtesës është Ibraimi që me një goditje nga distanca i jep fitoren Elbasanit, njëkohësisht edhe kualifikimin.

Egnatia ka siguruar kualifikimin me një fitore minimale, 1-0 përballë Apolonisë me golin e shënuar nga Buric. Po 1-0 ka fituar dhe Vllaznia përballë Pogradecit me golin e shënuar nga Gjini duke siguruar kualifikimin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme