Kupa e Shqipërisë për vajza, spikat ndeshja Gramshi-Partizani

Kupa e Shqipërisë për vajza rikthehet sot me ndeshjet e para të edicionit të 16-të të këtij kompeticioni. Ashtu sikurse është bërë e ditur, në këtë edicion do të marrin pjesë 9 ekipe me një format tërësisht të ri, që premton më shumë emocione dhe garë.
Sot do të luhen tre ndeshje. Gramshi do të përballet me Partizanin në takimin e parë të grupit A. Sfida është programuar të luhet në ora 13:00. Sakaq, ndeshja e parë e grupit B do të luhet mes Kinostudios dhe Laçi.
Takimi është planifikuar të luhet në ora 13:00 në QSK Kamëz.
Ndërsa ndeshja e parë e grupit C, është ai mes Tiranës dhe Lushnjes. Kjo sfidë do të luhet në kompleksin “Skënder Halili” në ora 13:00.
Takimet e tjera në secilin grup do të zhvillohen më 2 dhe 9 shkurt 2025.
Ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë
Grupi A: Gramshi – Partizani, 28 janar, ora 14:00
Grupi B: Kinostudio– Laçi, 28 janar, ora 13:00
Grupi C: Tirana – Lushnja, 28 janar, ora 13:00
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




