Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Kosovë | 9 muaj më parë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një deklaratë për mediat, ka thënë se gjatë muajit shkurt do të shihet nëse ekziston gatishmëri dhe interesim nga opozita për bashkëpunim.

Ai tha se për formimin e qeverisë nuk e kanë asnjë problem, por kur u nevojiten dy të tretat e votave kanë nevojë për bashkëpunim me opozitën.

“Populli na ka dhënë një mbështetje të madhe që është përgjegjësi e lartë. Për formimin e Qeverisë nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave kur nevojiten në Kuvend prej Marrëveshjeve Ndërkombëtare e deri te rizgjedhja e presidentes apo zgjedhja presidentit ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Te ne gatishmëria ekziston, e në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri e interesim edhe nga opozita”, deklaroi Kurti.

Kryeministri në detyrë u pyet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Ai tha se kudo që ka nevojë për paqe në botë, dëshirojnë të kontribuojnë.

“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, dhe Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Ne kemi shprehur si Republikë që të marrim pjesë në këtë forcën stabilizuese ndërkombëtare, ku FSK-ja është e mirënjohur për kërkim shpëtim dhe jo vetëm. Meqenëse do të marrim pjesë ne forcën stabilizuese ndërkombëtare, ne kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike për atë forcë stabilizuese ndërkombëtare, tash procesi do të ecë tutje. Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin e tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam të marrim pjesë me forcat tona e kapacitetet tona edhe në paqe në vende të ndryshme të botës. Sa i përket Gazës ne i kemi ndarë gjysmë milioni euro si qeveri dhe ky është një proces që do të vazhdojë edhe në vijim”, deklaroi Kurti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme