Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime

Kosovë | 1 vit më parë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur të premten në mbledhjen e qeverisë rreth marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se ndonëse ka dallime, nuk ka një prishje të raporteve.

Kurti u shpreh se qeveria e tij i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane. Ai sqaroi se “pezullimi i fundit i referohet vetëm planifikimit për dialog strategjik, dhe jo dialogut strategjik si proces i nisur, apo komunikimit të rregullt që qeveria e tij mban me SHBA-në”.

Kryeministri shtoi se, pavarësisht se opozita po i zmadhon këto zhvillime në dritë negative, qeveria mbetet e angazhuar për partneritet me Shtetet e Bashkuara në tre fusha kryesore: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme